Qeveria e Kosovës sot ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Kreu i LDK-së këtë vendim e ka quajtur si të guximshëm pasi qe sipas tij kjo ndihmon që Kosova të kthehet në tavolinë me Serbinë e cila çon në njohje reciproke.

“Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE. Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë. Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshëm”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij “Facebook”.

Ekzekutivi sot ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë./21Media