Mustafa i ankohet ambasadorëve: Thaçi po na shkelë të drejtat kushtetuese
LDK ankohet për zvarritjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së
Kryetari Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa sot ua ka përcjellë ambasadorëve të shteteve të Kuintit, OSBE-së dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë një letër në të cilën ka sqaruar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës siç thonë ata, rreth tendencave të Presidentit Hashim Thaçi për zvarritjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, që nga 27 mars e këtij viti, duke e defunksionalizuar tërësisht këtë institucion kushtetues.
Sipas një komunikate të LDK-së, letra sqaron dhe reagon ndaj tendencës së Thaçit, siç thuhet pa baza ligjore e kushtetuese t’i garantojë koalicionit qeverisës, shumicë në KQZ duke dëmtuar dhe shkelur të drejtat kushtetuese të LDK-së të cilës i takojnë dy anëtarë në KQZ, e jo vetëm një siç pretendon presidenti Thaçi.
“Në fund kryetari Mustafa njoftoi se LDK-ja është tejet e vendosur të mbrojë të drejtën e saj për përfaqësim adekuat në KQZ në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe në rast të mos materializimit të kësaj të drejte do ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
LDK-ja më 18 dhejtor të këtij viti ka reaguar kundër vendimit të Hashim Thaçit që të emërojë nga një anëtar të subjekteve politike në KQZ./21Media