Mustafa uroi Ditën e Kushtetutës

Mustafa uroi Ditën e Kushtetutës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot me rastin e 12 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës u shpreh se kjo ditë shënon një ndër momentet më të rëndësishme të shtetit dekomratik të Kosovës.

Mustafa deklaroi përmes një telegrami se Kushtetuta është akti më i lartë juridik që vuri themelet e ndërtimit, funksionimit dhe organizimit të shtetit modern të Kosovës, ku përcaktohen dhe mbrohen vlerat themelore të vendit.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është çelësi themelor dhe garancë mbi të cilin mbështetet funksionimi i institucioneve vitale. Kushtetuta është akti më i lartë politik dhe juridik i vendit tonë, garantues i të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve. Më 9 Prill 2008, Kosova u radhit si shumë shtete të zhvilluara që ta bëj respektimin e të drejtave të njeriut, garantimin e paqes dhe demokracisë si vlera themelore të njerëzimit. Ky dokument i dha jetë pavarësisë së Kosovës.”, bëhet e ditur në komunikatën e LDK-së.

Mustafa më tutje u shpreh se shteti i së drejtës duhet të jetë mision për të gjithë ne dhe “realizimin e këtij definicioni duhet ta mundësojmë të gjithë bashkërisht që të kemi një shtet demokatik dhe të përparuar.”

“Institucionet tona duhet çdo ditë të punojnë konfrom neneve të kësaj kushtetute në mënyrë që ta kemi një shtet modern, model të cilin e kemi synuar.”, u shpreh më tutje Mustafa.

Kushtetuta e Kosovës është ratifikuar më 9 prill 2008 dhe ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit./21Media