Ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa, në fjalën e tij para gjykatësit në Dhomat e Specializuara, Sali Mustafa ka bërë thirrje te drejtësia ndërkombëtare që kësaj gjykate t’i zgjerohen kompetencat për të hetuar e gjykuar krimet të cilat i ka bërë Serbia në Kosovë.

“Shfrytëzoj rastin që nga kjo gjykatore t’i bëjë thirrje deputetëve të Parlamentit Evropian, deputetëve të Kosovës, politikanëve vendimmarrës të shteteve evropiane, politikanëve të Kosovës, si dhe drejtësisë evropiane, që të zgjojnë ndërgjegjen njerëzore, demokratike e humanitare, që kësaj gjykate speciale selektive, që në analet e drejtësisë ndërkombëtare, është e panjohur, t’ia zgjerojë kompetencat, për të gjykuar dhe dhënë drejtësi, edhe për mbi 1300 fëmijë të vrarë e masakruar, 16 mijë viktima civile, për të dhunuarat, për kthimin dhe gjetjen e mbi 1600 bashkëqytetarëve ende të zhdukur, varrezat masive ende të pazbuluara, mbi 450 masakra të ndodhura anë e këndë Kosovës, dhe dëmet kolosale materiale të shkaktuara mbi ekonomitë familjare dhe ekonomitë shoqërore që i shkaktoi okupatori gjenocidial i Serbisë. Sepse jam i bindur se pajtimi nuk arrihet duke ua mprehur shpatat xhelatëve, e viktimat duke i viktimizuar edhe për së vdekuri”, ka thënë Mustafa para se të deklarohej për pafajsinë e tij./21Media