Mustafa thotë se pas krizës së koronavirusit duhet të ketë zgjedhje

Mustafa thotë se pas krizës së koronavirusit duhet të ketë zgjedhje

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se pas deklaratës së SHBA-së,  politikanëve u takon të ulen dhe të gjejnë zgjidhje.  Mustafa u shpreh se ai dhe LDK besojnë fuqishëm në Amerikën.

Tutje kreu i LDK-së, Mustafa tha se Kosovës i duhet një qeveri me kapacitet të plotë operacional për ta përballuar pandeminë dhe krizën që do të pasojë.

“Pasi ta kalojmë këtë krizë, duhet t’i kthehemi qytetarëve për vlerësim përmes zgjedhjeve. Me vizion të qartë euro-atlantik dhe me oferta objektive programore.”, shkroi ndër tjerash Mustafa

Të dashur miq, Tani kur deklarata nga Shtëpia e Bardhë qartësoi gjithçka rreth të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës, na…

Gepostet von Isa Mustafa am Freitag, 27. März 2020

Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim të tokës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa.

Po ashtu  përmes deklaratës DASH u ka kërkuar edhe njëherë udhëheqësve të Kosovës ta heqin taksën./21Media