Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas pretendimeve të deputetëve të VV-së për sulmin e sotëm nga Arben Gashi e Kujtim Shala.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka shkruar se akademik “Kujtim Shala mund t’i rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku”.

Ai ka thënë se Shala ka më shumë libra të botuara se sa që VV-ja ka deputetë.

“Kështu është, kur nuk e kupton gjuhen intelektuale të Akademikut Kujtim Shala. Nuk ke kapacitet të mendosh dhe ta kuptosh se çfarë tha dhe thua me rrahu Kujtimi. Akademik Shala mund ti rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.

Në lidhje me këtë, deputeti i LDK-së, Kujtim Shala ka mohuar se ka pasur incident me deputetë të LVV-së. /21Media