Lideri i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi se nuk e shkarkuan Albin Kurtin, por sipas Mustafës Kurti e shkarkoi veten. Mustafa vlerëson se Kurti e shkarkoi veten për disa arsye.

“Kurti e shkarkoi veten, sepse ne nuk e shkarkuam atë, sepse i keqësoi dhe i ashpërsoi deri në kufi të patolerueshëm relacionet me SHBA-në dhe kishim probleme edhe me relacionet me BE-në. Kishim probleme të mosmarrëveshjes së brendshme dhe shkelje të marrëveshjes për bashkëqeverisje mes VV dhe LDK-së. Dhe ai që është i pari në një koalicion qeverisës duhet të ketë kujdes për partnerin qeverisës dhe për politikat qeverisëse. Në qoftë se ai ka menduar të veprojë pa asnjë kontroll dhe asnjë marrëveshje ndaj ministrave tanë dhe mund të keqësojë relacionet me SHBA, që ne të kemi sanksione, ka gabuar.”, deklaroi Mustafa në “Argument Plus në RTV21./21Media