Lideri i LDK-së, Isa Mustafa në emisionin Argument Plus, theksoi se Gjykata Kushtetuese e ka thënë qartë se mandatarin për formimin e qeverisë mund ta ofrojë çdo subjekt që siguron shumicën parlamentare dhe se kjo nuk ka të bëjë me shkelje të kushtetutës apo të vullnetit të qytetarëve. Mustafa deklaroi se këtë e ka interpretuar edhe Kurti në vitin 2014.

Lideri i LDK-së tha se Kurti ka thënë edhe publikisht se ai që del i pari nuk është mbret.

Kurse për koalicionin VV-LDK, Mustafa u shpreh se është i lumtur që ka rënë ky koalicion.

“Koalicioni ka ra, dhe unë jam i lumtur që ka rënë ky koalicon, sepse po të vazhdonim edhe më shumë, do të kishim edhe probleme më të mëdha”, deklaroi Mustafa në RTV21./21Media