Kryeministri Avdullah Hoti po kritikohet nga opozita, shoqëria civile dhe faktori ndërkombëtar. Por megjithëkëtë, dikush po i del në mbrojtje.

Shefi i tij në parti, Isa Mustafa, përmes një statusi në Facebook, ka thurur lavde për kryeministrin Hoti.

Ai e ka cilësuar si të guximshëm, të vendosur, të pakorruptuar e të pashantazhueshëm.

Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin. Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta. Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikuj, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti“, ka shkruar Mustafa.