Prioritet sektori privat

Prioritet sektori privat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se kanë angazhuar një ekip ekspertësh, për të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare nga pasojat e këtij virusi dhe për konsolidimin e mëtejmë të sektorit shëndetësor dhe atij të arsimit.

Ai tha se prioritet themelor do të jetë mbështetja e sektorit privat të ekonomisë dhe e punësimit, si dhe masat lehtësuese për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera.

Do të trajtohen të gjitha burimet dhe potencialet e brendshme dhe të jashtme financiare, do të analizohet strukturimi emergjent i buxhetit në aspektin e konsumit, kursimit dhe likuiditetit dhe masat për likuiditetin e sektorit financiar në tërësi“, shkroi Mustafa në llogarinë e tij në Facebook./21Media