Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se beson thellë se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër.

Tutje Mustafa, në reagimin e tij pas aktakuzave kundër presidentit dhe kreut të PDK-së nga Specialja, tha se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb./21Media