Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se e përkrah Ministren e Financave, Hykmete Bajrami , nga e cila sot është kërkuar dorëheqja pas vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i shtetit.

“E përkrah plotësisht ministren e Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milion euro nga Thesari i shtetit. Shoh se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje. Por ata duhet ta kuptojnë se ministrja Bajrami nuk është aty për t’u dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për t’u ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo. Krimi, korrupsionin dhe plaçkitja e parasë publike ka adresë”, ka shkruar Mustafa.

I pari i LDK-së ka ftuar  të gjitha organet shtetërore të punojnë për zbardhjen e shpejtë të këtij rasti, që të kthehen paratë e vjedhura nga Buxheti i shtetit dhe kriminelët të përgjigjen para ligjit.

 

Qytetarë të nderuar
E përkrah plotësisht Ministren E Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që…

Posted by Isa Mustafa on Wednesday, October 21, 2020

Dorëheqjen e Bajramit e ka kërkuar Partia Demokratike e Kosovës./21Media