Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka publikuar një letër të pranuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në vitin 2015 gjatë kohës sa ai ishte kryeministër.

Në letër Mogherini zotohet se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive.

“Sot në diskutimin që e pata me z. Lajçak ia prezantova zotimin e BE-së që e kam marrë nga zonja Mogherini. Dua të theksoj se këtë letër nuk e kam bërë publike në kohën kur akuzohesha nga VV dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse ato akuza i kam konsideruar të pabaza dhe vetëm si një kauzë politike kundër Qeverisë që e drejtoja.“, shkruan Mustafa në Facebook./21Media

Të nderuar qytetarëMë 24 gusht të vitit 2015, një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes mbi Parimet e…

Gepostet von Isa Mustafa am Donnerstag, 15. Oktober 2020