Mustafa: Momentalisht kemi grurë dhe miell të mjaftueshëm

Mustafa tha se ka kërkuar intensifikimin e realizimit të pagesave për përfituesit e granteve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot në një konferencë për media bëri të ditur se pas gjendjes së krijuar në vend shkak i koronavirusit, momentalisht ka grurë dhe miell të mjaftueshëm për qytetarët e vendit.

Ministri Mustafa theksoi se për të siguruar që bujqit dhe agropërpunuesit të kenë më shumë mjete likuide për të punuar, ka kërkuar intensifikimin e realizimit të pagesave për përfituesit e granteve dhe subvencioneve ku vetëm gjatë javës së kaluar janë realizuar disa nga pagesat./21Media

Back to top button