Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot u shpreh se çështja e presidentit do të zgjidhet sa më shpejt e jo sipas tij, të shkohet në zgjedhje.

Mustafa pas takimit që pati në Kuvend, para mediave deklaroi se në fillim të muajit të ardhshëm do të diskutojnë për çështjen e presidentit.

“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas nesh çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt, jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi me kryesinë për të biseduar për presidentin”, u shpreh Mustafa.