Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot në konferencë për media shpreh se arrestimi dhe mbajtja në arrest e kryetarit të Istogut, Haki Rugovës është bërë pa asnjë nevojë ligjore.

Mustafa kërkoi që për rastin e Rugovës të zhvillohet sa më shpejt procesi gjyqësor, të vërtetohet bazueshmëria ligjore e akuzave ndaj Haki Rugovës, por theksoi se nëse procesi zvarritet, atëherë siç tha Mustafa, arrestimi i Rugovës është bërë me qëllime politike.

Mustafa u shpreh tutje se kanë dyshime që me arrestimin e Rugovës është synuar njollosja pastërtia e qeverisë, pasi theksoi që kjo qeveri nuk ka asnjë aferë korruptive.

Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova është arrestuar të premten në mbrëmje. Raportohet se ai është arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare./21Media