Ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa, në fjalën e tij para gjykatësit në Dhomat e Specializuara, Sali Mustafa u shpreh se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë e pashmangshme dhe e domosdoshme.

“Unë Salih Mustafa ish epror i UÇK-së duke besuar thellë në betimin e ushtarit të UÇK-së dhe moralin e bashkëluftëtarëve të mi dhe duke qenë i bindur se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë e pashmangshme dhe e domosdoshme sepse okupimi i Serbisë me përmasa gjenocidale të Milloshoviqit mua dhe popullit nuk na kishte lënë shumë zgjidhje. O të përfundonim të përndjekur në kampet e Evropës perendimore pa nderë pa lirë ose të organizoheshim në një rezistencë të pashmangshme që perfundoi me liri…”, ka thënë Mustafa.

Ai deklaroi para gjyqit se UÇK kurrë nuk ka qenë grup apo bandë e organizuar kriminale, por ushtri e lindur nga populli.

“Duke dashur të besoj që në këto dhoma të specializuara nuk do të influencohem nga politika … duke dëshiruar që këtë gjykatë armiqtë e shtetit të mos e përdorin kundër shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë tutje ai./21Media