Lidhja Demokratike e Kosovës, njoftoi se sot ka vdekur anëtari i kësaj partie Fadil Vezaj. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me anë të një telegrami i ka shprehur ngushëllime familjes Vezaj dhe strukturave të LDK-së, në Zhur  për humbjen Fadil Vezajt.

“Me rastin e vdekjes së aktivistit Fadil Vezaj, kryetari i LDK-së Akademik Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjes Vezaj dhe strukturave të LDK-së, në Zhur: “Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e aktivistit të pa lodhshëm, pedagogut shumëvjeçar dhe veprimtarit të LDK-së, Fadil Vezaj”, thuhet në njoftim.

Fadil Vezaj ishte kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e fundit.

“Njeri i urtë, punëtor dhe person i afërt me të gjithë. Ai dha kontribut të madh në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave. Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe të gjitha strukturat e LDK-së në Zhur”, thuhet ndër të tjera në telegramin Mustafës. /21Media