''Jemi në një situatë emergjente dhe është e pamundur që të zhvillohen zgjedhjet''

”Jemi në një situatë emergjente dhe është e pamundur që të zhvillohen zgjedhjet”

Dyshimet se Kosova mund të shkojë në zgjedhje pas largimit të LDK-së nga koalicioni qeverisës, i ka hedhur  poshtë Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së kryesisë

Sipas tij, situata emergjente e Kosovës si pasojë e koronavirusit e bënë të pamundur që vendi të shkoj në zgjedhje.

Nuk shoh mundësi që të shkohet në zgjedhje menjëherë sepse jemi në një situatë emergjente dhe është e pamundur që të zhvillohen zgjedhjet në këtë moment”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka theksuar  se LDK-ja ka shprehur gatishmërinë që të qëndrojë në qeveri deri ne përfundimin e situatës së jashtëzakonshme. /21Media