Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, vizitoi dje Komunën e Zubin Potokut, Stacionin Policor në këtë komunë, si dhe pikën kufitare në Bërnjak.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në “Facebook” tha se ky është një veprim i mirë dhe sinjal pozitiv i bashkëpunimit me komunat në veri të vendit.

“Vizitat qiti në pah, jo vetëm pritjen normale dhe zyrtare nga nikoqirët, por edhe shumë probleme, ndër ato më elementare, të atyre komunave, për çfare të gjitha institucionet duhet të bëjnë përpjekje për zgjidhjen e tyre”, ka shkruar Mustafa.

Në komunikatën e ministrisë thuhet se Veliu u njoftua për së afërmi me punën dhe aktivitetet e këtyre institucioneve, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet Komuna e Zubin Potokut, zyrtarët policorë në këtë komunë, si dhe policët dhe zyrtarët tjerë kufitar, në veçanti gjatë kësaj kohe të menaxhimit të pandemisë Covid-19./21Media