Mustafa: Qeveria të mos hyjë në gërshërë të kushtëzimeve për KIE

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i tha RTV21 se vota pozitive për Kosovën në asamblenë parlamentare është një hap i madh dhe pozitiv për vendin, por sipas tij qeveria nuk do të ishte mirë që të hyjë në gërshërë të kushtëzimeve për marrëveshjet që ka pranuar, por të njëjtat t’i zbatoj në koordinim me BE-në.

“ Nuk do të ishte mirë që pranimi i Kosovës të kushtëzohet me zotimet që ka marrë qeveria se a do të ishte më mirë të përmbushen marrëveshjet para votimit apo pas qeveria do duhet të koordinohet me BE-në mirëpo nuk e shoh të arsyeshme që të hyjë në gërshërët e kushtëzimit pasi që edhe rekomandimi ishte i pakushtëzuar edhe disa anëtarëve që kërkonin që Kosova t’i përmbushë disa kushte siç është asociacioni’’, tha Mustafa.

Mustafa ndër tjera ka komentuar bllokimin e qindra qytetarëve për rreth 18 orë në kufirin Kroaci- Serbi si shenjë hakmarrje nga Serbia pas votës për nga asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës, sipas tij, Serbia ende mendon se Kosova është pjesë e saj për çka Mustafa tha se edhe BE-ja është duke dështuar pasi që nuk po ndërhynë që t’i ndalë sjelljet e Serbisë.

“Serbia po tregon që nuk është e gatshme të përmbushë marrëveshjet e vitit të kaluar dhe marrëveshjet e tjera mirëpo edhe veprimet e kaluara edhe diskursi i tashëm flet se Serbia nuk ka gatishmëri që të normalizoj marrëdhënien me Kosovën dhe akoma sillet sikur Kosova të ishte pjesë e saj për çka shoh edhe dështim të BE-së për mos ndërhyrje dhe mos reagime ndaj një sjellje të tillë’’, tha Mustafa.

Ish- kryeministri Mustafa foli për RTV21 edhe për çështjen e dinarit e cila u bë temë në dialog për çka e ka cilësuar si të pavend pasi që çështjet e brendshme të Kosovës po bëhen kushte për dialog.

“ Tani sa i përket dinarit mendoj se ajo temë u hap si e tillë pa vend pasi që edhe ashtu në pikëpamje të marrëveshjeve Dinari është avullu të themi me fjalë popullore sepse euro është monedha zyrtare në RKS dhe nuk është dashtë të shkohet fare në Bruskel të bisedojmë për dinarin sepse ajo është çështje e brendshme dhe nuk duhet të bëhet me kushte të Brukselit”, tha Mustafa.

Ndërkohë Mustafa foli edhe për nominim e Lajçak ambasador në Zvicerr dhe deklaratat e qeverisë për ndërmjetësuesin e Lajçak, të cilët e kanë konsideruar si të njëanshëm në raport me Serbinë.

“Tani nuk mund ta vlerësoj Lajçakun se ka punuar mirë apo jo por pala kosovare e ka kërkuar vet sepse qeveria ka kërkuar të punoj me të në vend të SHBA-ve dhe tash njëanshëm mund të themi që po tregohet edhe BE-ja sepse nuk po sillet si me Serbinë si me Kosovën e kemi edhe rastin e djeshëm sepse është dashtë të ipet një mesazh shumë i fortë për këtë sjellje të rrezikshme të Serbisë” , shtoi Mustafa./RTV21/21Media

Back to top button