Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka komentuar sot statistikat e publikuara nga raporti i UNPD lidhur me kënaqshmërinë e qytetarëve për punën e institucioneve të vendit.

Ambasadorit gjerman në Kosovës, Christian Heldt, të shtunën ka këshilluar që të lexohen statistikat e anketës së Pulsit Publik të UNDP-së. Ai ka thënë se statistikat flasin vet.

Përmes një shkrimi në Facebook, Isa Mustafa ka reaguar duhe thënë “se si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë”.

“U mundova dje dhe sot të lexoj statistikat , sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të respektuar, se ato flasin vet. E pyeta veten, si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë. Një qeveri e cila shkarkon borde dhe e pranon publikisht se po i instalon partiakët e vet. Nuk më folën rezultatet. Nuk besoj se duhet të shkelet Kushtetuta për ta fituar perceptimin nga qytetarët. Nuk besoj, poashtu, që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarëve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre. Këto mund të jenë simpati personale. Më së paku vlerësime! Prandaj, po i lexoj por, që flasin nuk më flasin këto statistika”, ka shkruar Mustafa në Facebook./21Media