Mustafa: Tërmeti nuk kishte potencialin të rrezikonte qytetarët, nuk ka vend për panik
Një tërmet ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kosovë.
Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa për portalin rtv21.tv ka thënë se tërmeti ka ndodhur rreth otës 08:28 dhe epiqendra e tij ishte në Viti, Kaçanik dhe fshatin Nikaj.
“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 31/07/2022 n’ora 08:28:46 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se thellësia hipoqendrore ishte 5 km.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte 7 km në Jugperëndim të Vitisë, 6 km në Verilindje të Kaçanikut, 2 km në Verilindje të fshatit Nikaj.
Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa për portalin rtv21.tv ka thënë se tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët dhe nuk ka vend për panik.
“Nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka thënë ai./21Media