Kryeparlamentarja Vjosa Osmani nuk e ka përkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Lidhur me këtë, i pari i LDK-së, Isa Mustafa në “Argument Plus”, deklaroi se ajo s’po e respekton LDK-në për arsye se ajo ishte kundër mocionit të mosbesimit.

“Vet fakti që ajo ka dalë kundër mocionit të mosbesimit, për të cilin ka qenë shumica dërrmuese në LDK dhe ka dalë kundër formimit të Qeverisë së LDK-së në krye me njeriun e LDK-së, është mosrespekt ndaj LDK-së dhe organizatës së vet. Prandaj s’është vota që të jep fuqi që të mos ta respektosh partinë tënde. Por është vota që ta çosh përpara partinë tënde duke e respektuar”, deklaroi Mustafa.

Ai deklaroi se votat e Osmanit nuk janë vota të LDK-së dhe se kryeministrin nuk e bëjnë në bazë të votave.

Për mundësinë e përfshirjes së Vjosa Osmanit në listën zgjedhore, ai u shpreh se do të diskutohen në momentin që të bëhet lista, meqë siç tha ai “sot s’merren fare me zonjën Osmani”./21Media

#ArgumentPlus #Mustafa- Votat e #Osmanit janë vota të #LDK-së, kryeministrin nuk e bëjmë në bazë të votave

#ArgumentPlus #Mustafa- Votat e #Osmanit janë vota të #LDK-së, kryeministrin nuk e bëjmë në bazë të votave

Gepostet von RTV21 am Freitag, 8. Mai 2020
#ArgumentPlus #IsaMustafa thotë se #VjosaOsmani nuk po e respekton #LDK-në

#ArgumentPlus #IsaMustafa thotë se #VjosaOsmani nuk po e respekton #LDK-në

Gepostet von RTV21 am Freitag, 8. Mai 2020
#ArgumentPlus A do të përfshihet #VjosaOsmani në listën zgjedhore nëse mbahen #zgjedhjet, flet #Mustafa

#ArgumentPlus A do të përfshihet #VjosaOsmani në listën zgjedhore nëse mbahen #zgjedhjet, flet #Mustafa

Gepostet von RTV21 am Freitag, 8. Mai 2020