Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se e vlerëson përkushtimin e deputetëve, sidomos të atyre të PDK-së, për votimin i rishikimit të buxhetit.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se aprovimi i ndryshimeve të buxhetit, hap mundësi për fokusim më të madh në luftën kundër Covid-19.

Aprovimi i ndryshimeve të buxhetit, të cilat hapin mundësi për fokusim më të madh në luftë kundër Covid-19 dhe rimëkëmbje ekonomike flet qartë për një vetëdije të deputetëve që kapërcen interesat e ngushta partiake. Vlerësoj lartë përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe përkrahjen e rëndësishme, sidomos të deputetëve të PDK-së në këto rrethana të rënda për vendin. Besoj se Qeveria do të veprojë me efikasitet në implementimin e zotimeve të saj“, ka shkruar Mustafa.