Me rastin e dy vjetorit të vdekjes së Fadil Vokrrit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kujtuar veprimtarinë e legjendës së futbollit kosovar.

“Sot, në dy vjetorin e vdekjes përkujtojmë ikonën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin. Vokrri ishte personalitet me vlera të larta njerëzore dhe sportist i nivelit ndërkombëtar. Ai me kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtar, arriti që vendin tonë ta anëtarësoj në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit në nivel botëror në UEFA dhe FIFA”, tha Mustafa përmes një komunikate peër media.

Ai u shpreh se emri dhe figura e Fadilit do të jenë motivi i çdo të riu që synon të bëjë karrierë të suksesshme në fushën e futbollit.

“Kosova është krenare që lindi dhe rriti një talent të rrallë siq ishte Fadili. Lavdi jetës dhe veprës së Fadil Vokrrit”, tha i pari i LDK-së.

Fadil Vokrri vdiq mëngjesin e 9 qershorit të vitit 2018 pas një sulmi kardiak./21Media