Mustafa: Vështirë të mbahen zgjedhjet në këtë kohë pandemie

Mustafa: Vështirë të mbahen zgjedhjet në këtë kohë pandemie

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e sheh si opsion të vetëm shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. Kështu deklaroi kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa.

Mund të jenë zgjedhjet opsion i vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje, por për LDK nuk janë“, tha Mustafa.

Në “Click” të RTV21, ai tha se LDK  konsideron që mund të formohet qeveria në këtë mandat të Kuvendit të Kosovës dhe konsideron se është kohë pandemie.

Është vështirë të mbahen zgjedhjet dhe nuk dihet se kur do të përfundoj kjo gjendje në mënyrë që të krijohet një situatë normale për zgjedhje. Kemi dëgjuar se disponimi i subjekteve tjera në Kuvend është të shkohet me formimin e qeverisë së re“, tha Mustafa./21Media