Mustafi thotë se nëse do të jetë i lumtur tek Arsenali do të vazhdojë

Mustafi thotë se nëse do të jetë i lumtur tek Arsenali do të vazhdojë

Shkodran Mustafi e ka kaluar momentin e vështirë tek Arsenali dhe tani nën drejtimin e Artetas, mbrojtësi me origjinë shqiptare po luan shanset e tij.

Gjithsesi, në janar “topçinjtë” ia ofruan kartonin e mbrojtësit Romës dhe Juventusit, të cilët e refuzuan, ndërsa tani vetë lojtari thekson se në verë do të vendosë me klubin për të ardhmen.

Mustafi deklaroi se i merr gjërat me radhë dhe nëse do të jetë i lumtur tek Arsenali do të vazhdojë, ndryshe do të nisë një aventurë të re.