Muzeu Etnologjik pasurohet me veshjen e gruas hasjane
26 Shkurt 2021
Muzeu Etnologjik i Kosovës, nga sot është pasuruar edhe me veshjen e gruas muslimane të Hasit. Kjo veshje u dorëzua nga sociologija Gentiona Gigollaj Shala, e cila ka mbledhur elemente të veshjes hasjane nga gra të ndryshme, të cilat janë kombinuar dhe kanë formuar një tërësi të një kostumi unik, i cili u mirëprit nga punonjësit e muzeut./21Media