Jashar Bej Shkupi, nuk do të mburrej me gjendjen e shtëpisë së tij.

Kjo shtëpi shërben si muze, i quajtur Muzeu i Lirisë, por ja se në çfarë gjendje është lënë.

Në brendësi të mureve të kësaj shtëpie, qëndrojnë fotografitë e dëshmorëve të kombit shqiptar.

Aty është edhe flamuri kuqezi i Isa Boletinit.

Por flamuri i vendosur në hyrje ka rënë gati për tokë.

Muzeun e Lirisë në Shkup po e mbulojnë barishtet pasi nuk ka asnjë njeri që kujdeset.

Këtu para zgjedhjeve vijnë funksionar partiak dhe mburren me muzeun, por pas zgjedhjeve mbetet i harruar.

Kontaktuam me komunën e Çairit e cila është kompetente për mirëmbajtjen e këtij muzeu të lirisë. Nga atje thonë se ky muze nuk është lënë pas dore, por po punohet në drejtim të institucionalizimit të tij.

“Janë zhvilluar bisedime serioze me udhëheqësinë e Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ta bërë atë pjesë të këtij institucioni me bartjen e kompetencave të menaxhimit dhe drejtimit në Departamentin e Muzeologjisë në kuadër të këtij Instituti”, thonë nga Komuna e Çairit.

Ky muze u hapë në vitin 2012 për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë./21Media