Muzeu d’Orsay është një nga tërheqjet më të mëdha turistike në Paris dhe shtëpia e disa veprave nudo më të famshme të artit francez të Shekullit 19.

Por, kur studentja francize, Jeanne vizitoi muzeun e veshur me një fustan të hapur në një ditë të nxehtë këtë javë, ajo u ndalua të hynte.

Personeli i muzeut i tha asaj “rregullat janë rregulla” dhe ajo u lejua kur u mbështjell me xhaketën e saj, transmeton rtv21.tv.

Historia e saj është bërë virale në rrjetet sociale dhe për këtë muzeu ka kërkuar falje.

Ajo postoi një foto ku ishte ulur në një restorant katër orë para se të shkonte në muze me një mikeshë, duke përshkruar se si fillimisht një zyrtar pastaj një tjetër vështronte gjoksin e saj, por nuk iu tha cilin rregull po e shkelte.

Jeanne tha se temperaturat arritën 26 gradë të martën dhe ajo si një studente e dashuruar me artin e letërsisë, tregoi për dëshirën e saj për të shënuar fundin e një pasditeje të nxehtë në Muzeun d’Orsay. “Ishte larg mendjes time që dekolteja ime do të ishte subjekt i çdo mosmarrëveshjeje”, thotë ajo.

Megjithëse shoqja e saj kishte një veshje të prerë që i tregonte kërthizën e saj, Jeanne thotë se vëmendja ishte përqendruar tek gjinjtë e saj edhe para se ajo të kishte pasur një shans për të treguar biletën e saj. “Oh jo, kjo nuk do të jetë e mundur, kjo nuk lejohet, kjo nuk është e pranueshme,” citon ajo të ketë thënë një agjent biletash.

Një roje më pas mbërriti duke cituar rregullat e muzeut, thotë ajo. “Në asnjë moment askush nuk thotë që dekolteja ime është një problem, ata dukshëm po shikojnë gjinjtë e mi, duke iu referuar atyre si” kaq”.

Fillimisht ajo nuk pranoi të vishte xhaketën e saj.

Kur postimi i Jeanne në Twitter u bë viral, muzeu u përgjigj, duke thënë se ata ishin të vetëdijshëm për një “incident” që përfshinte një vizitor. “Ne pendohemi thellë për këtë dhe i kërkojmë falje personit të përfshirë, me të cilin po vihemi në kontakt”, thuhet në kërkim faljen e muzeut./21Media