Një gjykatë turke ka anuluar statusin muzeut të Hagia Sophia në Stamboll, një vend kulturor me famë botërore, duke bërë të mundur që ai të shndërrohet në një xhami.

Është një veprim i diskutueshëm, pasi muzeu 1.500 vjeçar Hagia Sophia u themelua si një katedrale. Më vonë osmanët e bënë atë një xhami. Më 1934 prapë u bë muze.

Hagia Sophia është një monument i Trashëgimisë Botërore të Unesco-s. Unesco më parë i kërkoi Turqisë të mos ndryshojë statusin e saj pa diskutim, transmeton rtv21.tv.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për ndryshimin.

Islamistët në Turqi kanë kërkuar prej kohësh që ajo të shndërrohet në një xhami, por anëtarët e opozitës laike kanë kundërshtuar këtë veprim. Propozimi ka ngjallur kritika nga liderët fetarë dhe politikë në të gjithë botën.

Kreu i Kishës Ortodokse Lindore ka dënuar propozimin, ashtu si dhe Greqia./21Media