Me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare në Kinë, populli kinez pati shansin të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme, përfshirë këtu në ato kulturore. Në kuadër të këtij shënimi, u hap edhe një muze me skulptura në ambient të hapur, që i mahniti vizitorët e atjeshëm.

Muzeu në ambient të hapur ishte pjesë e kremtes disa ditore të shënimit të ditës Kombëtare në Kinë. Ky muze u hap në provincën kineze Gansu, e cila u bë pikë referimi gjatë kësaj kremte.

Muzeu në ambient të hapur në një hapësirë prej 70 hektarësh, u hap edhe me një qëllim, që është përhapja e konceptit për mbrojtje të hapësirave të gjelbëruara, dhe njëherësh promovimi i turizmit në vend. Në provincën kineze Gansu tashmë janë organizuar edhe disa ekspozita të tjera me skulptura./21Media