Poezi nga Nerimane Kamberi

Përgatita listën e mysafirëve,
Ua çova ftesën,
Caktova edhe vendin ku kush do të ulet
Lartë, më të vjetrit
E tu ardh te poshtë, më të rinjtë.
Ia jap fjalën atij që dëshiron ta marr,
Nëse do dikush ta marr.
E nëse dikush më dëgjon kur ia bëj pyetjen.
Përgatita një çaj, se do t’i shikoj nga karrikja duke hyrë në odë,
Mysafirët e “Meet-it”.