Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit.

Besimtarët në Kosovë sot festojnë pa faljen e namazit nëpër xhami për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Përfaqësues të institucioneve shtetërore e fetare, kanë bërë thirrje që si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, kjo festë të kalojë pa vizita familjare e tradicionale.

Qeveria e Kosovës, më 28 korrik, mori vendim për disa masa të reja, që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në mesin e tyre është edhe ndalimi i “pjesëmarrjes fizike të qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Ditëve të fundit, numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ka qenë i lartë./21Media