"Na për një aeroplan më pak, shqiptarët për një autobus më shumë "!

“Na për një aeroplan më pak, shqiptarët për një autobus më shumë “!

Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës Nikola Selakoviq duke folur për objektivin e parë të politikës së popullsisë kur është fjala te numri i familjeve me tre fëmijë që ato për t; i rritur per 10 për qind, ndërkaq që kjo përqindje tani është 6.7 për qind.

Selakoviq për “Evening News” të dielën ka thënë se çdo ditë Serbia humb banorë aq sa humbi udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit një avion që u rrëzua vjeshtën e kaluar. Por, si shtoi ai, kjo i bie se çdo ditë 107 serbë jemi më pak, ndërsa në rastin e shqiptarëve të Kosovës ata janë për 41 më shumë.

Selakoviq kete çështje e ngriti duke theksuar për problemin alarmant të numrit të lindjeve në Serbi,  duke e përmbyllur opinionin e vet me dukurinë qē në disa rajone  të Serbisë  po mungon gjithënjë e më shumë fuqia e re punëtore si pasojë e shkallës gjithnjë e më të ulët të ripërtritjes së popullatës ndërkaq që shkalla e plakjes dhe e pensionimit është gjithnjë e më e lartë…/21Media