Në Roland-Garros, Rafael Nadal preku çerekfinalet

Në Roland-Garros, Rafael Nadal preku çerekfinalet

Rafael Nadal është kualifikuar për në çerekfinalet e turneut në Roland-Garros, pasi sot ka mundur Roberto Bautistan, me tre sete, 6-1, 6-2, 6-2.

Spanjollet kanë mbyllur krejt ndeshjen në 1 orë e 51 minuta. Në ndeshjet çerekfinale, majorkezi, me mendjen drejt titullit të dhjetë, do të ndeshet me kanadezin Milos Raonic (i 6-ti në klasifikimin botëror) ose patriotin e tij, Pablo Carreno, i 21-ti.

Tenisti i 4-të në klasifikimin botëror, pas ndeshjes është shprehur se “të gjitha ditët kanë një histori të ndryshme”.

Lojtari i 18-të në klasifikimin botëror, Roberto Bautista, “është një lojtar shumë i mirë”, theksoi majorkezi./21Media