Nafta, operatorët e transportit ndërurban shtrenjtojnë biletat

Operatorët e transportit ndërurban kanë njoftuar se duke filluar nga data 22 mars 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e reja për biletat e udhëtimit. Sipas këtij njoftimi, rritja e tarifave është bërë si rezultat i shtrenjtimit të naftës, rritjes së kostove të mirëmbajtjes së automjeteve si dhe shpenzimeve të tjera operative.
Përfaqësues të operatorëve kanë theksuar se kjo rritje ka qenë e domosdoshme për të mbuluar kostot në rritje dhe për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve të transportit për qytetarët. Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se, pavarësisht rritjes së çmimeve, do të synojnë të ruajnë cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve të tyre.