Naftëtarët për RTV21 nuk e mohojnë se do ketë rritje të çmimit të derivateve

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka folur për raportimet se nga nesër do të rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë.
U raportua se çmimi i naftës do të shkojë deri në 1.68 cent për litër. Megjithatë, Berjani për portalin rtv21.tv duke treguar për çmimet aktuale, nuk e ka mohuar se në ditët në vazhdim do të ketë rritje, për shkak se siç thotë ai ka lëvizje në berz.
“Sa i përket çmimit të derivateve sot sillen në Kosovë Dizeli 1.63 cent, Benzina 1.42 cent. Çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim nuk mund të themi sepse ka lëvizje të çmimeve në berz. Çmimet në import janë rritë Dizeli 1.60 cent, Benzina 1.37 cent. Ndërsa, me pakicë janë çmimet aktuale që i ceka më lartë”, ka thënë Berjani për rtv21.tv.
Kohëve të fundit ka pasur luhatje të çmimeve të derivateve./21Media

Back to top button