Tashmë janë mbushur dy javë nga nisja e grevës se urisë së 10 punonjësve të uzinës të përpunimit të naftës në Ballsh (Fier) të Shqipërisë.

Gjendja shëndetësore në ditën e 14 të rezistencës së tyre është përkeqësuar ndjeshëm. Tre prej grevistëve u shoqëruan me autoambulancë në spital pas problemeve me tensionin dhe vështirësive me frymëmarrjen.

 Edhe pse në një situatë të rënduar shëndetësore, naftëtarët u shprehën se nuk do të heqin dorë nga greva deri sa të marrin pagat e prapambetura.

Naftëtarët e Ballshit kërkojnë marrjen e 13 pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës së rafinerisë. Në mbështetje të tyre një ditë më parë, dolën edhe punonjësit e tjerë, të cilët nuk janë në grevë duke protestuar në qendër të qytetit./vizionplus