Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe  anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, paralajmëroi kthimin e Kurtit në krye të qeverisë.

Përmes një postimi në facebook, Nagavci kritikoi presidentin Thaçi, ndikimin në institucionet qendrore dhe për përçarje.

‘’Dje me 3 qershor Presidenti Thaçi ka filluar ditën në orët shumë të hershme të mengjesit apo thënë më saktë pasmesnatës, duke ushtruar pushtet kundër-kushtetues tek një deputet, për të vazhduar pastaj në orët e pasditës të ushtroi dhunë nëpërmes mbrojtjes së tij të afërt, ndaj një të riu, qytetari të Kosovës. Ky President i cili ushtron ndikim në institucionet qëndrore të vendit, përdorë gjuhë përqarëse e shpërndan urrejtje, flet të pavërteta e planifikon projekte të dëmshme për vendin, dje krijoi Qeverinë e tij, për ta pasur në shërbim, për të realizuar projektet e tij dhe sigurisht për ta rrëzuar kur nuk do t’i nevoitet më. Fundja asgjë nga ky skenar nuk është e paparë, asgjë nuk është e re, fatkeqësisht histori e përsëritur. E mira është vetëm në intermexon mes qeverisjeve Thaçi dhe LDK. Në mes kemi Qeverinë Kurti’’,shkroi ndër të tjera Nagavci.

Nagavci ka shtuar se koha në mes Qeverisë Kurti 1 dhe Qeverisë Kurti 2 do të jetë e shkurtër.

‘’Saktë katër muaj më parë, me 3 shkurt u votua Qeveria së cilës i besoj populli me 6 tetor. Qeveria që solli shpresë e gëzim. E koha në mes Qeverisë Kurti 1 dhe Qeverisë Kurti 2 do të jetë e shkurtër. Do të kthehemi më të fuqishëm, më të shumtë në numër e për të vazhduar gjatë, deri në bërjen e shtetit e çkapjen e institucioneve’’ shkroi në fund Nagavci. /21Media