Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbëri Nagavci, sot u shpreh se qeveria duhet të dorëhiqet sa më parë.

“Mora fjalën në Kuvend për të adresuar zërin e padëgjuar të mijëra pacientëve, qytetarëve dhe punonjësve shëndetësorë. Deputetët e pushtetit u përpoqën të bënin zhurmë e t’i rrihnin tavolinat. Ashtu që të mos dëgjohej që kjo qeveri po na dërgon në katastrofë humanitare dhe duhet të dorëhiqet sa më parë për shkak të papërgjegjësisë së shkaktuar.”, shkroi Nagavci.

Ajo më tutje në facebook shkroi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Duhet të shkojmë në zgjedhje, të kthejmë ata që dinë t’i bëjnë ballë kësaj situate, si zt. Kurti, Vitia e Bislimi. Askush nuk ua ka borxh këtë gjendje.”, shtoi më tutje ajo./21Media