​Nagavci: Projektligji për pagat në sektorin publik i trajton mësimdhënësit më mirë

(Lajm i përditësuar)
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se me ligjin e ri për pagat në sektorin publik, mësimdhënësit trajtohen më mirë sesa ishte pajtuar sindikata në ligjin paraprak.
Ajo ka folur gjatë shqyrtimit në lexim të dytë të projektligjit për pagat në sektorin publik.
“Sa u përket pagave të punëtorëve të arsimit në sektorin para universitar, unë jam shumë e lumtur që qeveria e ka marrë për bazë dhe e ka sjellë këtë draft të projektligjit i cili i trajton mësimdhënësit edhe më mirë sesa sindikata që ishte pajtuar në ligjin paraprak”, ka thënë ajo.
Gjithashtu ajo ka thënë se koeficienti asistentëve nuk ka të bëjë me akreditimin e programeve në Fakultetin e Mjekësisë.
“Koeficienti i asistentëve që po diskutohet këtu nuk ka të bëjë fare me akreditimi ne programeve në Fakultetin e Mjekësisë. Akreditim i programeve sipas standardeve bëhet për bartësit e programeve që janë profesorët, jo asistentët, dhe përtej kësaj të gjithë ata që punojnë qoftë në fakultetin e mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, apo në Qendrën Klinike Universitare ju konsiderohet si e barasvlefshme. Pra nuk ndikon zgjedhja që ata e bëjnë si pagë primare në raport me akreditimin e programeve. Vetëm takëmi të qartë, koeficienti i asistentëve por edhe raporti a janë profesorë si pagë e parë apo në Qendrën Klinike Universitare nuk ndikon të akreditimi i programeve”, ka thënë Nagavci.
Kuvendi shqyrton projektligjin për pagat në sektorin publik, PDK thotë se i njëjti i shpërfillë kërkesat e sindikatave
Kuvendi i Kosovës po shqyrton në lexim të dytë projektligjin për pagat në sektorin publik. Partia Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar miratimin e tij dhe ka deklaruar se ky projektligj i shpërfillë të gjitha kërkesat e sindikatave.
Deputeti Bekim Haxhiu ka thënë se kërkesat e sindikatave nuk janë marrë me përgjegjësi.
“Për të keq ky projektligj po vjen në votim duke shpërfillur të gjitha kërkesat e sindikatave dhe organizatave punonjëse që marrin pagë nga buxheti i Rpeu8blikës së Kosovës. Për 6 orë kam qëndruar me komisionin për administratë publike, shqyrtimin e amandamenteve dhe kërkesave të sindikatave dhe të organizatave buxhetore dhe të amendamenteve të deputetëve dhe jam i zhgënjyer se si në çfarë forme, me sa pa përgjegjësi dhe sa shpërfillje janë trajtuar kërkesat e sindikatave dhe organizatave të tjera të institucioneve të Republikës së Kosovë”, ka thënë Haxhiu.
Gjithashtu sipas Haxhiut, projektligji është në kundërshtim me propozimin e kryeministrit Albin Kurti për qasjen e integruar në shëndetësi.
“Ku projektligj është në kundërshtim me propozimin e kryeministrit Kurti për qasjen e integruar në shëndetësi. E kishte propozuar në takimin e parë të komisionit ekzekutiv në shëndetësi, punën e integruar dhe qasjen e integruar në shëndetësi, dhe ky projektligj është në kundërshtim me atë qasje. Kryeministri duhet me na tregu a qëndron prapa propozimit të tij e ka bërë në komisionin ekzekutiv për shëndetësi, apo ka qenë atëherë një farse të cilën pas tre muajsh e kanë harruar, sepse deputetët dhe qeveria e tij nuk e kanë propozuar qasjen e integruar në shëndetësi, pro e ndan sektorin e shëndetësisë prej Fakultetit të Mjekësisë”, ka shtuar ai.
Miratohet në lexim të dytë projektligji për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për zyrtarët publikë.
Ku projektligji ka marrë mbështetjen e deputetëve të pushtetit me 58 vota për, asnjë kundër dhe katër abstenime.
Ndërsa partitë opozita e kanë kundërshtuar atë.
Miratohet projektligji për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për zyrtarët publikë.
Projektligji ka marrë mbështetjen e deputetëve të pushtetit me 58 vota për, asnjë kundër dhe katër abstenime, ndër ta edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ndërsa partitë opozita e kanë kundërshtuar atë.
Tahiri: Ligji për zyrtarët publik e varros meritokracinë në administratën shtetërore
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se projektligji për zyrtarët publik e varros meritokracinë në administratën shtetërore.
Në seancën ku po shqyrtohet në lexim të dytë projektligji për zyrtarët publik, Tahiri ka shprehur kundërshtimin e AAK-së për miratimin e tij.
“Përpara kemi një ligj i cili na vjen në këtë seancë për shkak se në një moment të caktuar Gjykata Kushtetuese i ka kontestuar disa nene, dhe pas 22 muajve kur kalkulojmë 14 shkurtin, në emër të platformës punësim dhe drejtësi që ka qenë platforma pulitke e programit të Vetëvendosjes na vjen një ligj i cili në thelbin e vet e varros meritokracinë në shërbimin publik, në administratën shtetërore.. Të dashur deputetë, ku ligj besoni në pozitën më të keqe kam e ju vendosë sot juve, e nesër neve, se nuk ka askush nuk i ka 50%, sot jeni ju, nesër do të jemi ne, nesër kushdo që të jetë ministër do të detyrohet që në emër të përshtatshmërisë që është nocion në ligj, të pranojë një emërim politik”, ka thënë ai.
Tahiri: Me votimin e Projektligjit për zyrtarë publikë, hapen konkurse për të votuar njerëz të afërt
Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Projektligji për Zyrtarët Publikë e cenon punën e administratës publike.
Ai ka shtuar se me kalimin e tij në Kuvend, pushteti po hap konkurse për të emëruar njerëz të afërt.
“Ky ligj do ta devijojë punën e mirë të shërbimit civil. Ka pasur stabilitet në administratë por çka po bëni sot po hapni konkurse për të emëruar njerëz të afërt. Dëmtimi i punës së tyre dhe marrja e një kahjeje që e politizon administratën është e dëmshme. I bëjmë thirrje Qeverisë edhe njëherë ta tërhiqni këtë projektligj”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit.
Kuvendi sot mban tri seanca
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare dhe një seancë të jashtëzakonshme.
Sipas njoftimit për media, në seancën e radhës do të bëhet Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Kurse seanca e jashtëzakonshme fillon në orën 12 dhe në rend të ditës është, Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.
Edhe në seancën e tretë plenare, që pritet të mbahet nga ora 13, në rend dite janë shqyrtimi i disa projektligjeve dhe raportimeve./21Media

Back to top button