Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka përmbledhur vendimet e deritanishme të Qeverisë Hoti, pas marrjes së pushtetit.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka akuzuar Qeverinë Hoti se është shndërruar në qeveri të udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi.

Nagavci thotë se për vetëm tre muaj LDK nga Aprovimi i Programit Parimor të Qeverisë Kurti, nga të qenit pjesë e një Qeverie që ka buruar nga vullneti i qytetarëve, kaloi te heqja e reciprocitetit me Serbinë dhe formimit të një qeverie jo legjitime.

“Nga reciprociteti me Serbinë te nënshtrimi ndaj Serbisë akoma pa filluar dialogu, kjo pra është Qeveria jo legjitime, që kot dhe po i bënë planet me presidentin e saj. Plane që s’do mund të realizohen, sepse qytetarët edhe një herë do t’ua tregojnë vendin”, ka shkruar Nagavci.

 

Nga Qeveria demokratike me legjitimitet popullor tek Qeveria e kontrabanduar me ndërhyrje të Presidentit.

Me 6 mars…

Posted by Arbërie Nagavci on Monday, 8 June 2020