Nagavci:"Plani i presidentit Hashim Thaçi shkel Kushtetutën..."

Nagavci:”Plani i presidentit Hashim Thaçi shkel Kushtetutën…”

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci ka hedhur poshtë mundësinë e formimit të një qeverie të re ashtu sikurse ka paralajmëruar kreu i vendit Hashim Thaçi.

Ky i fundit ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat përfundimtar kushtetuese për formimin e qeverisë së re, në kohën kur as pas katër letrash të dërguara kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, nuk ka marrë emrin e mandatarit.

Siç raporton Ksp, Nagavci, e cila vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë përmes një postimi në Twitter, se nuk do të ketë qeveri të re, pasi që plani i presidentit Hashim Thaçi shkel Kushtetutën dhe synon të rikthejë palët që i mundësojnë atij të shtyjë përpara marrëveshjet e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./21Media