Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës u zgjodh Avokat i Popullit, Naim Qelaj me 69 vota për dhe 5 kundër.

Qelaj para deputetëve u betua dhe premtoi se do t’i kryej me besnikëri në mënyrë të pavarur dhe të paanshme detyrat dhe funksionet që iu janë besuar nga kushtetuta me ligj se do të mbrojë dhe do të avancoi të drejtat dhe lirit e njeriut.

Ai me këtë rast e uroi komunitetin boshnjak për ditën ndërkombëtare të tyre.

Avokati i Popullit ka mandat pesë vjeçar./21Media