Sot u bë dorëzim – pranimi i detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj.

Jashari uroi që ky institucion të vazhdojë rrugëtim të mbarë, duke thënë se është i gatshëm me gjithë kapacitetin profesional të bashkëpunojë, nëse kjo i kërkohet.

Ndërsa, avokati Naim Qelaj tha se ndihet i priveligjuar dhe i nderuar me besimin që i është dhënë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e tij Avokat i Popullit për një mandat 5 vjeçar.

Ai u zotua se do t’i përmbushë detyrat sipas Ligjit dhe Kushtetutes.

Qelaj tha se prioritet i tij do jetë trajtimi i sfidave që ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur dje Naim Qelajn Avokat të Popullit me 69 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenime./21Media