Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani është infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadori nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore”, ka shkruar ai në Facebook./21Media