Çifti ka dy muaj që janë në lidhje të fshehtë

Çifti ka dy muaj që janë në lidhje të fshehtë

Modelja e njohur, Naomi Campbell dhe këngëtari gjithashtu i njohur, Liam Payne janë në një lidhje dashurie tash e dy muaj.

Ani pse dyshja kanë në mes vete 23 vjet diferencë, kjo nuk i ka penguar atë që të nisin një dashuri të fshehtë. Lajmin për lidhjen e tyre e kanë konfirmuar burime të afërta pranë çiftit, shkruan rtv21.tv

Për këtë lidhje në mes të modeles dhe këngëtarit janë shprehur të shqetësuar njerëz të afërt të tyre, duke thënë që këngëtari, i cili është më i ri në moshë mund të përfundojë zemërthyer nga modelja.

Përveç lidhjes, Naomi është duke i ndihmuar këngëtarit që të njihet edhe me emra të njohur në fushën e modës, pasi që synon të punojë më shumë si model./21Media