Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 31 në Serie-A ndërmjet Napolit dhe Interit i zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Të dy golat u shënuar nga ana e lojtarëve të Interit.

Samir Handanovic bëri një ndërhyrje të pa sigurt në minutën e 36’ të ndeshjes pas një krosimi të fortë të Lorenzo Inzignes dhe si pasoj topi përfundoi në gol dhe me rezultat 1-0 për Napolin skuadrat shkuan në pushim.

Ne pjesën e dytë Interi u shfaq më i karikuar dhe barazoi rezultatin në minutën e 55’ kur Christian Eriksen shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës.

Interi mbetet lider i tabelës me 75 pikë, nëntë më shumë se Milani në vendin e dytë, kurse Napoli ka mbledhur deri më tani 60 pikë dhe renditet në vendin e pestë në tabel.